Vijon të mbetet problematike situata në Durrës, qark i cili është sot në ditën e tretë që është përmbytur.

Lumi i Erzeni ka ka dalë nga shtrati ndërsa uji ka vërshuar në rrugë, në toka bujqësore e në shtëpitë e  banoreve.

Në pamjet e siguruara nga gazetarja Klodiana Haxhiaj për News24, nga Katundi i Ri, shihet se oborret e banesave janë totalisht të pushtuar nga uji, i cili ka arritur në nivele të larta.

Në të njëjtën situatë janë edhe rrugët.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb