Kreu i PD, Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Ramna po bën gjithccka që të mundet në mënyrë që të pengojë dreujtësinë dhe proceduart që çojnë në heqjen e imunitetit të zëvendës kryministres Belinda Balluku.

Në një deklaratë nga selia blu, Berisha u shpreh se kreu i qeveris është jo tmerruar nga ajo çfarë mund të ndodhë me të, pasi në dosjen “Balluku” del lidhja e tij me aferat për të cilat akuzohet Balluku.

“Rama është i tmerruar, në çdo rresht të dosjes Balluku lexon emrin e tij. De facto pas Lubisë është Rama ndaj po bën gjithccka të blokojhë drejtësinë. Përdori GJK në funskion të interesave të narkoshtetit dhe interesave të tij mafioze.

Rama po bën presionin më të madh ndaj prokurorisë për Ballukun dhe AKSHI-n, në mënyrë që baxhanaku i tij Armando Frangu, kunati i floririt të Lindës së Surrelit të mos shpallet në kërkim si person i akuzuar për krime të rënda. Rama nuk ka më asnjë interesa për asnjë interes për asnjë qytetar veç Lindës Armando Frangut dhe familjes së tij.

I bëj thirrje qytetarëve të angazhohemi për të nxjerrë sa më parë Shqipërinë nga kthetrat e këtij klani mafioz”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb