Tekniku i Real Madridit, Xabi Alonso dha mendimin e tij para ndeshjes ndaj Atletico Madrid, takim ky i vlefshëm për gjysmëfinalen e Superkupës së Spanjës.

“Ne duam të luajmë një ndeshje ndryshe. Na mungoi diçka në disa aspekte dhe jemi shumë të vetëdijshëm për to, në mënyrë që të mos i përsërisim të njëjtat gabime”.

“Duam të luajmë në një nivel më të lartë. Jam i bindur se do të tregojmë një version më të mirë të vetes dhe se do të jetë një ndeshje shumë e luftuar”.

“Gjërat evoluojnë. Për shembull, Militao ishte këtu dhe tani nuk është më. Ai nuk është një pikë absolute reference, por sigurisht ka gjëra që i marrim parasysh”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb