Tiranë- Pas rreth 4 orësh është vënë në kontroll situata te tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji” në Tiranë. Por operacioni për shuarjen e plotë të zjarrit vijon.
Tregu u përfshi nga flakët menjëherë, duke shkaktuar panik në zonë.
Zjarri mori përmasa të mëdha. Ndërsa shërbime shtesë nga Kamza, Vora, si edhe nga Elbasani u nisur për t’i ardhur në ndihmë ekipeve në Tiranë. Dyshimet janë se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike
Gjithashtu për të neutralizuar situatën ndërhyri edhe Ushtria. Policia zgjeroi perimetrin e sigurisë dhe fillimisht kishte dyshime që në magazinë kishte edhe bombola gazi.
