Në tunelin e Murrizit, me gjatësi rreth 3.8 kilometra, është ndërprerë energjia elektrike, duke krijuar një situatë problematike dhe të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë aks rrugor.

Përveç errësirës së plotë brenda tunelit, një tjetër shqetësim serioz mbetet mospastrimi i ajrit.

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë, ventilatorët që shërbejnë për filtrimin dhe largimin e gazeve dhe tymit të çliruar nga automjetet nuk janë në funksion, duke bërë që ndotja të mbetet e grumbulluar brenda tunelit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb