Supersfida e javës së 21-të e Premier League mbyllet pa fitues në “Emirates” mes Arsenalit dhe Liverpoolit. Në Londër përfundon 0-0, në një ndeshje ku vendasit dominojnë lojën, por pa arritur të gjejnë golin.

Skuadra e Artetës luan me ritëm të lartë, duke e mbajtur Liverpoolin të ngujuar në mbrojtje për pjesën më të madhe të takimit. Të kuqtë mbrohen me rregull dhe disiplinë, të udhëhequr nga Van Dijk dhe një Bradley në formë të shkëlqyer, duke pranuar një rol thjesht mbrojtës.

Rastet më të mira janë për Arsenalin, me Saka, Timber dhe Trossard, por saktësia mungon. Alisson angazhohet vetëm një herë në pjesën e parë, ndërsa Liverpooli nuk regjistron asnjë goditje në portë gjatë gjithë ndeshjes. Përfundimisht ndeshja mbyllet me rrjeta të paprekura, me dy skuadrat që ndajnë nga një pike.

Pas ndeshjes, Mikel Arteta trajneri i “topçinjve” e sheh gotën gjysmë bosh, pasi skuadrat e tij nuk shfrytëzoi rastet e krijuara: “Jam I zhgënjyer pasi donim ta fitonim ndeshjen. Në pjesën e pare dominuam dhe krijuam shumë raste për të shënuar. Komplimentat i shkojnë djemve, që nuk e kanë ulur për asnjë moment përqëndrimin”.

Në krahun tjetër tekniku i “The Reds”, Slot e komentoi kështu barazimin e marrë ndaj Arsenal: “Ata janë duke zhvilluar një sezon fantastic, si në Angli po ashtu edhe ne Evropë, ndaj nuk është aspak e lehtë të dalësh me pikë. U mbrojtëm shumë mire dhe arritëm të fitonim me meritë 1 pikë”.

Me këtë barazim, Arsenali mbetet në krye të renditjes me 49 pikë, duke ruajtur një avantazh prej gjashtë pikësh ndaj Manchester Cityt dhe Aston Villës. Liverpooli qëndron në vendin e katërt, në një renditje shumë të ngushtë dhe ende të hapur.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb