Situata e përmbytjeve në Njësinë Administrative Sukth mbetet problematike, ku rreth 5 000 hektarë tokë bujqësore janë përmbytur, ndërsa lagjet 2, 3, 4 dhe pjesë të tjera të zonës janë nën ujë.

Sipas raportit të Shtabit të Emergjencave të qarkut Durrës, situata është përkeqësuar edhe në Katundin e Ri dhe në zonën e Sukthit, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Erzen dhe çarjes së argjinaturës. Si rezultat, fshatrat Erzen dhe Fllakë janë përmbytur, ndërsa zona e Qerretit paraqitet në rrezik.

Strukturat e emergjencës po monitorojnë nga afër situatën dhe po marrin masa për të garantuar sigurinë e banorëve dhe për të minimizuar dëmet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: