Bledian Koka ka bërë një përmbledhje të situatës së ditëve të fundit në vend, me përmbytjet që kanë prekur një sërë qarqesh.
I ftuar në Programin e Drekës në një lidhje live, ai u shpreh se kjo nuk është një katastrofe natyrore, pasi duke marrë si shembull rastin e Durrësit që ndodhet nën pushtetin e ujit prej katër ditësh, më parë me hidrovorin e vjetër, uji largohej për pak orë.
Ndërkohë Koka u ndal edhe tek përgjegjësia e zyrtarëve në lidhje me situatën, ku tha se një nga personat përgjegjës është edhe zëvendës kryeministrja Belinda Balluku, e cila sipas tij në vend që të dalë në terren, duhet të jetë pas hekurave.
Ai u shpreh se Balluku po tallet me prokurorinë e Posaçme dhe shqiptarët me daljen e djeshme, ndërsa shtoi se orët e saj në pushtet janë tashmë të numëruara, gjë që e ka kuptuar edhe ajo.
“Prania e saj në publik, ofendimi më i madh që i bëhet qytetarëve shqiptarë dhe SPAK.
Balluku është autore e vjedhjeve më dramatike që I kanë ndodhur këtij vendi. E kupton edhe vetë ajo që prania e saj është një prani e sforcuar. E një njeri u që del e bën sikur dikush tjetër e ka qeverisur vendin këto pesë vite, në vend ë të jetë pas hekurave. Po të shihni gjuhën e trupit e kupton që orët e saj si pushtetare janë të numëruara”, tha ai.
