Shqipëria dënon përdorimin nga Rusia të një rakete balistike me rreze të mesme kundër rajonit të Lvivit në Ukrainë.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, në një mesazh në rrjetin social X, shkruan se një sulm kaq pranë kufijve të BE-së dhe NATO-s përbën një përshkallëzim serioz dhe kërcënon sigurinë europiane dhe transatlantike.

“Narrativat e trilluara të Rusisë zbulojnë natyrën agresive të veprimeve të saj.

Bëjmë thirrje për masa të forta ndërkombëtare dhe presion më të madh ndaj Moskës. Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetje të Ukrainës”, shkruan Spiropali.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb