Vijon protesta e banorëve të Duirrësiot në lidhje me situatën në të cilën ky qark ndodhet prej ditësh pas përmbytjeve nga reshjet e dendura të shiut.
Protestuesit pretendojnë se të paktën njëri prej tyre është shoqëruar në komisariat nga policia pasi ka plasur një kapsollë, ndërsa ka bërë një analogji edhe me kohën kur është festuar me fishekzjarre sipas tij kur zëvendës kryeministres Belinda Balluku i është lehtësuar masa e sigurisë, dhe askush nuk është shoqëruar nga forcat e rendit.
“Duke sjellë shqetësimet e qytetarëve të rinjve të shqetësuar dhe në mënyrë demonstrative hodhën kapsolla, njëra pjesë e vjedhjes së investimeve të kanalizime të Durrësit, Belinda Balluku, Spartak Kovaçi, Ceno Klosi dhe Emirjana Sako, kanë vjedhur 35 mln euro të kanalizimeve që duhet të ishin investime për qytetarët por u kthyen në investime për hotele në plazhin e Durrësit.
Kur Belinda Balluku mori masën më të lehtë u festua me fishekzjarre, sot kur protestuesit hedhin kapsolla shoqërohen në komisariat”, tha ai.
