Një ekspozitë me vizatime të Eshref Qahilit është çelur në galerinë FAB të Universitetit të Arteve. Përmes linjave te kujdesshme, Qahili e thyen monotoninë duke luajtur me hapësirën, duke e mbushur me ngjyrë që të shtyn të fluturosh nëpërmjet sipërfaqeve të mbushura.
Vizatimet e Eshref Qahilit, një përmbledhje botësh, individësh, përhumbjesh e
hapësirash të panumërta shfaqen në galerinë FAB të Universitetit të Arteve në një ekspozitë personale. E kuruar nga Nita Qahili & Sadik Spahija, ekspozita titullohet “VIJA, VAZHDIMI I PIKËS”
Kuratorët thonë se Qahili, me anë të vijës, tregon rrugën që është ndjekur, shpesh e pashpjegueshme dhe misterioze.
Ekspozita personale që do jetë e hapur deri më 19 janar, ndjek tërësinë e mendimit, që nis me pikën, shkon me vijën, formulon mendimin, nxit përjetime e mbërrin në krijim balance. Në të ndërmjetmet e këtij udhëtimi, botët shpirtërore, imagjinare.
