Analisti Fatos Lubonja tregoi në emisionin “Kjo Javë” në News24 se ishte i ftuar për t’ju bashkuar tryezës së thirrur nga kreu I PD Sali Berisha.
Gjithashtu ai tregoi se refuzoi t’i bashkohej, duke renditur edhe arsyet përse ai refuzoi që t’i bashkohej.
“Unë jam për bashkim, por e konceptoj ndryshe në një kulturë tjetër. Jam kundër. Jo vetëm Berisha, por edhe këta të vegjlit në thelb thonë bashkohuni rreth meje, rreth “Skënderbeut të radhës”. Unë jam kundër kësaj qasje, jam për bashkim që eliminon personalizimin, eliminon Skëndërbeun dhe fut sa më shumë lëvizje njerëzish. Edhe Lapaj thotë hajdeni bashkohuni këtu. Sali Berisha, Edi Rama, Fatos Nano dhe disa figura Ilir Meta, janë njerëz që thonë bashkohu rreth meje, më pas vijnë në pushtet dhe bëjnë të kundërtën e atyre që kanë thënë. Unë dua garanci që kur shkoj në një tryezë të tillë jap mbështetje dhe ikim në një drejtim që e kemi përcaktuar bashkë. Dhe jo të nisesh në një anije dhe kush nuk vjen këtej thua unë e hedh nga anija”, tha ai.
