Analisti Fatos Lubonja, duke folur në emisionin “Kjo javë” për tryezën e thirrur nga kreu i PD u shpreh se arsyeja që nuk mori pjesë në tryezën e thirrur nga PD është fakti se ai nuk e beson bashkimin e opozitës, nëse Berisha vijon të jetë në krye të PD.
Ai iu drejtua moderatorit Shpend Gashi, se duhet t’ja thonte Berishës këtë gjë, por Gashi reagi menjëherë duke thënë se brenda PD, për 1 mijë vjet do të ketë gjithnjë votë berishiste.
“Unë mund të bashkohem me ta për demokracinë, për të ndryshuar rregullat e lojës. Por shqiptarët nuk e kanë ndjeshmërinë për reagim qytetar. Ndaj duhet të ndryshojë partia, nga parti-lider në parti e hapur. Që t’i thuash Berishës, këtu s’të dëgjoj. Pra të japësh shembull tjetër në parti, të largohet. Demokracia që kërkoj unë është rrugë e gjatë, dhe kjo tryezë duhet të jepte zgjidhje jo vetëm lëvdata për Berishën. Dhe të thuhen ca gjëra. Pra a ja dalin dot me Berishën ti realizojnë këto”, tha Lubonja.
“Nëse do i thuash Berishës që të largohet, ai do të thotë eja dhe më konkurro. Unë di tju them se brenda PD, për 1 mijë vjet prodhohet votë berishiste”, tha Gashi.
Më tej, ai tha se arsyetimi i opozitës se PS organizoi votime dhe jo zgjedhje, por sistemin elektoral e kanë hartuar vetë.
