Gazetari Elton Tozaj, në rrëfimin e tij për emisionin “Me zemër të hapur” tha se arsyeja pse ai nuk e denoncoi dhunën brutale ndaj tij, lidhet me një precedent të krijuar vite më parë, ku ai u kërcënua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë i asaj kohe.

Tozaj tha se ndaj tij nuk ka asnjë çështje penale për shkrimet që ka publikuar.

“Nëse ndjehesh i kërcënuar nga deklarata, më hidh në gjyq dhe secili merr atë që i takon, por nuk ka asnjë process ndaj meje.

Nuk e kam denoncuar dhunën, pasi disa vite më parë jam kërcënuar nga drejtori i përgjithshëm i policisë.

Këtë herë, mendova ta ndjek në rrugë ligjore dhe ndodhi që në drejtorinë e përgjithshme dhe më pas në atë të Tiranës, një nga njerëzit e personit që kam denoncuar punonte aty.

Ky personi që kam denoncuar, kishte kaluar 5 gardhe policie, mos është i mbrojtur prej tyre? Pasi ai është personi më i kërkuar për momentin, unë ngre pyetjen, cila është arsyeja që nuk e kapin?, pyet gazetari duke ngritur hipoteza për mbrojtjen e këtij personi nga policia.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 dhjetor 2025, rreth orës 19:45 të mbrëmjes, kur gazetari Elton Tozaj u dhunua brutalisht, deri në humbje ndjenjash, dhe u hodh në rrugë pa ndihmë, duke u lënë për vdekje.

Pas kalimit të fazës më kritike shëndetësore, ai ka zgjedhur të flasë publikisht për herë të parë, duke deklaruar se do të dalë përpara opinionit publik me prova dhe fakte konkrete, duke nxjerrë në skenë emra të njohur të botës së showbizit dhe politikës, të cilët, sipas tij, lidhen me çështjen që çoi në dhunimin e tij.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb