Kreu i PD, Sali Berisha iu rikthye akuzave ndaj AKSHI kur tha se ka nxjerrë të dhëna konfidenciale dhe ua ka servirur shteteve armike me NATO-n.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se AKSHI duhet të akuzohet për tradhti kombëtare.
Ai tha gjithashtu se personi që merret me sigurinë kibernetike është njeri i caktuar nga Ergys Agasi.
Sali Berisha: Ngjarjet e AKSHI-t nuk janë të regjistruara në historinë e Europës. Ndërmarrje shtetërore që merr peng për tendera, kjo tejkalon çdo lloj… merr peng se tenderat duhet t’i fitojë baxhanaku. Ndërmarrje shtetërore ku tenderat i dikton Linda e Surrelit me Lindën e AKSHI-t. Ndërmarrje ku qindra milionë vidhen me zero investim. Me zero blerje. Me zero shitje. Zero import dhe transferim i të gjitha shumave në llogarinë… Ndërmarrje shtetërore që të gjitha të dhënat i eksporton në akt kriminal tek armiqtë e Shqipërisë, armiqtë e NATO-s. Duke vendosur në pozitat më kyçe njerëz të tyre.
Këtu nuk ekziston asnjë mekanizëm i sigurisë kombëtare. Por kjo e AKSHI-t ngjitet në nivelin e tradhtisë së lartë kombëtare. Personi i caktuar në sigurinë kibernetike të ministrisë është person me lidhje jashtëzakonisht të dyshimta. Dhe i emëruar nga Ergys Agasin, njeriu që shoqëronte Ramën në Davos. Njeriu që festonte dhe stërfestonte me Ramën sa në vilën e Gjushit, aq edhe në vilën e tij. Dhe këto tani janë publike. Fatmirësisht këto janë të njohura, sepse dëshmitarët e marrë peng i kanë dëshmuar këto. Pra, gjithçka është në favor të opozitës. Gjithçka është premtuese për opozitën. Opozita duhet të ngrihet e betuar që do ta largojë nga pushteti. Dhe unë kam besim se këtë mision do ta përmbushim me sukses.
