Janë hapur portat e hidrocentraleve të Ulzës dhe Shkopetit, duke shkaktuar rritje të prurjeve në lumenj. Nga hidrocentrali i Ulzës po derdhen rreth 400 metër kub ujë në sekondë, ndërsa nga ai i Shkopetit rreth 450 metër kub në sekondë.

Si pasojë e kësaj rritjeje, disa fshatra në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës janë përmbytur.

Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën nga afër, ndërsa u bëhet thirrje banorëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin zonat e rrezikuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: