Në qarkun e Kukësit, furnizimi me energji elektrike është rikthyer pothuajse në të gjithë zonat, përveç disa fshatrave të Njësisë Administrative Bytyç, ku konkretisht Kam, Lajthiz, Haxhibegaj, Zogaj dhe Xhuxhë vazhdojnë të jenë pa energji. Gjithashtu, pa furnizim janë edhe fshatrat Llugaj dhe Pac në Njësinë Administrative Llugaj, si dhe fshati Çerem në Njësinë Administrative Margegaj në bashkinë Tropojë.

Ndërkohë, zonat e ulëta të Kukësit mbeten nën ndikimin e reshjeve të dendura të shiut. Kjo ka shkaktuar problematika serioze në rrugët nacionale dhe bashkiake, ku janë regjistruar rrëshqitje të dheut, rënie gurësh, inertesh dhe dherash, duke bllokuar disa segmente dhe vështirësuar qarkullimin.

Punonjësit e emergjencave dhe autoritetet lokale janë në terren duke punuar për pastrimin e rrugëve dhe rikthimin e qarkullimit normal. Banorët këshillohen të tregojnë kujdes dhe të shmangin zonat e rrezikuara.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: