Gazetari Osman Stafa i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24 bëri një panoramë të situatës së vështirë të përmbytjeve. Prej disa ditësh ka ndjekur hapa pas hapi situatën dramatike në terren duke raportuar edhe problematikat me të cilat janë përballur banorët.

Për të cilët thotë se janë gjendur përballë nja katastrofe dhe se sipas tyre nuk janë përballur ndonjëherë me një situatë të tillë.

“Ka dalë Erzen nga shtrati, por të qëndrojë për tre ditë siç thonë banorët nuk është parë ndonjëherë. Ajo që është parë gjatë këtij rrugëtimi që kam bërë nëpër fshatrat e Durrësit, kanalet ishin të pa pastruara. Ishin kanale shumë të rëndësishme për kalimin e ujit. E sfidoj këtë për të parë kanalet, për të cilët banorët thonin kanë 3 vite pa u pastruar. Të moshuar deklaronin se edhe në kohën e komunizmit nuk ndodhnin përmbytje. Përse po ndodhin tani. Prej vitesh pa pastruar kanalet, nëse shkon tani t’i pijë lëngun”, tha ai, duke shtuar: “Kryetarja e Bashkisë kishte shkuar në Rrushkull dhe kishte thënë se për dëmet në tokat bujqësore nuk japim dëmshpërblim, ndërsa për dëmet në banesa, po”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: