Në takimin e zhvilluar me demokratët në Korçë, Ervin Salianji nuk i ka kursyer kritikat ndaj qeverisë Rama.

Salianji u ndal edhe tek rruga Qukës- Qafë Plloçë, për të cilën u shpreh se është bërë e pakalueshme për shkak të hajdutërisë dhe mungesës së cilësisë së punimeve.

“E keni parë se si rruga Qukës-Qafë Plloçë e tenderuar që në 2013 me 65 mln dollarë, ka shkuar 260 mln euro dhe e keni parë si ka rrëshqitur dhe është e pakalueshme, shkurton vetëm 10 minuta, e kanë ndërtuar si sytë e vet dhe sot rrezikon jetën e qytetarëve që kalojnë në atë rrugë në çdo moment”, u shpreh ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: