Ushtria e Koresë së Veriut akuzoi Korenë e Jugut për fluturim dronësh përtej kufirit midis vendeve këtë javë, duke paralajmëruar se do të përballet me pasoja.
Droni ishte i pajisur me kamera mbikëqyrjeje për të regjistruar objektet “kryesore” të Koresë së Veriut, raportoi KCNA. Ndërkohë zyrtarë të Koresë së Jugut kanë mohuar akuzat.
Ministri i Mbrojtjes tha se nuk kishte operuar me dronë gjatë kohës së specifikuar nga Koreja e Veriut dhe as nuk kishte në dispozicion llojet e dronëve që Koreja e Veriut pretendoi se ishin përdorur.
