Departamenti Amerikan i Shtetit u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë në Venezuelë që të largohen nga vendi “menjëherë”.

“Situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme”, tha departamenti, një javë pas kapjes së udhëheqësit venezuelian Nicolas Maduro.

“Tani që fluturimet ndërkombëtare kanë rifilluar, qytetarët amerikanë duhet të largohen menjëherë nga vendi”, thuhet në njoftim, duke paralajmëruar kundër milicive të armatosura të quajtura “colectivos” të cilat kontrollojnë makinat për amerikanë ose prova që qytetarë mbështetjesin SHBA-në.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb