Situatë kritike në disa zona të Lushnjes për shkak të prurjeve të lumenjve Shkumbin e Seman.
Dalja e Shkumbinit nga shtrati mëngjesin e sotëm ka përmbytur mbi 30 banesa në fshatin Thanasaj. Banorët shprehen se mbyten sa herë del Shkumbini sepse nuk janë marrë masa për të bërë 500 metra argjinaturë për të mbrojtur fshatin.
Ndërkohë qindra hektarë tokë bujqësore janë të përmbytura.
Në lumin Seman, fshati Murriz- Kozare ndodhet nën pushtetin e ujërave të lumit Seman. Ngritja e nivelit të këtij lumi rrezikon shumë fshatra përgjatë argjinaturës. Më e vështirë situata në Imshtë ku uji është pothuaj në nivel me argjinaturën. Deri për momentin nuk ka rrezik çarje të argjinaturës, por nëse prurjet vazhdojnë, ujërat mund të kalojnë argjinaturën.
