Të paktën katër persona u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan në sulmin me dron ukrainas në qytetin rus Varonezh të shtunën në mbrëmje, njoftoi sot guvernatori rajonal Alexander Gusev.

Një strukturë mjekësore, shtatë ndërtesa apartamentesh dhe gjashtë shtëpi u dëmtuan nga sulmi ajror, tha guvernatori rajonal Gusev në një postim në platformën Telegram.

Gati katër vjet pas fillimit të pushtimit rus, Kievi thotë se po nis sulme në territorin rus me qëllim dobësimin e makinës luftarake të Moskës dhe në hakmarrje për breshërinë e sulmeve me raketa dhe dronë që synojnë qytetet dhe infrastrukturën ukrainase, përfshirë objektet energjetike.

Të premten, forcat e armatosura ruse qëlluan një raketë balistike hipersonike në qytetin e Lvivit në Ukrainën perëndimore, pranë kufirit me Poloninë – një anëtare e BE-së dhe NATO-s – në një sulm që aleatët evropianë të Kievit ia atribuan përpjekjeve të Moskës për t’i dekurajuar ata nga vazhdimi i mbështetjes së tyre për Ukrainën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb