Kryetarja e komanduar e Bashkisë së Tiranës, Anuela Ristani, ka njoftuar përmes një postimi se aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe trajtuar me kripë, duke mundësuar qarkullimin normal të automjeteve.

Megjithatë, Ristani u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të temperaturave të ulëta dhe rrezikut të ngricave në rrugë.

Postimi i plotë:

Aksi rrugor Qafë Priskë – Shëngjergj, i cili ishte i mbuluar nga bora, është pastruar dhe është trajtuar me kripë për të mundësuar qarkullimin e automjeteve.

Megjithatë, për shkak të temperaturave të ulëta dhe mundësisë së ngricave, u bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të lëvizin me kujdes të shtuar, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ulin shpejtësinë gjatë lëvizjes dhe të sigurohen që automjetet të jenë të pajisura me zinxhirë dëbore për gomat, me qëllim shmangien e aksidenteve.

Për çdo situatë emergjente, ju lutemi kontaktoni numrin 112.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb