Tekniku i Barcelonës, Hansi Flick dha mendimin e tij para finales së Superkupës së Spanjës ndaj Real Madrid.

“Kemi mundësinë të luajmë në finale. Është një ndeshje e veçantë dhe donim të ishim këtu. Duhet të presim për seancën stërvitore të kësaj pasditeje dhe si aspekti futbollistik ashtu edhe ai emocional do të jenë të rëndësishëm. Jemi të përgatitur dhe duhet të luajmë një ndeshje të mirë.

I gjithë fokusi në kampin madrilen dhe atë kundërshtar ishte te aktivizimi i Kylian Mbappé. Siç dihet sulmuesi francez ka pësuar një dëmtim muskulor dhe është në luftë me kohën për të siguruar një vend mes titullarëve. “Ky është një vendim që do ta marr duke u konsultuar së bashku me lojtarin dhe me stafin e mjekëve. Duhet të vlerësojmë rrezikun. Nuk jemi kamikazë, duhet që të kemi kujdes.

Në fjalën e tij numri  një i pankinës së Real-it u pyet nëse kjo finale kishte një ekip favorit. “Është një ndeshje futbolli. Një finale. Çdo gjë mund të ndodhë dhe ne jemi të përqendruar në atë që duhet të bëjmë dhe si ta luajmë ndeshjen. Do të jetë një ndeshje me momentea. Duhet të kemi energjinë e nevojshme për të përballuar ç’do vështirësi”- Tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb