Fitore të jashtëzakonshme për Egjiptin dhe Nigerinë në Kupën e Kombeve të Afrikës, të cilat duke treguar forcë, janë kualifikuar në katër ekipet e para të këtij kompeticioni. Egjiptianët mposhtën Bregun e Fildishtë 3-2, të udhëhequr nga dominimi i Marmoush dhe Salah. Egjiptit ju deshën vetëm katër minuta për të dërguar një sinjal të qartë, duke finalizuar me Marmoush.
Bregu i Fildishtë rriti presionin dhe përqendrimin e tyre, dhe Diallo madje pati një shans të mirë, por më pas u shpërqendruan dhe në minutën e 32-të, Rabia finalizoi të dytin për Egjiptin, ndërsa në minutën e 40 Fatouh realizoi autogol, duke dërguar shifrat në 2-1. Në pjesën e dytë, Egjipti vijoi të bëjë mirë, ku në minutën e 52-të, erdhi goli I tretë nga Momo Salah. Megjithatë, Bregu I Fildishtë u tregua kokëfortë dhe luftoi shumë, madje shënoi në minutën e 73 me Due, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.
Nigeria, nga ana tjetër, fitoi 2-0 kundër Algjerisë, me yllin e tyre Osimhen. Që nga minutat e para të ndeshjes, Nigeria e mbylli Algjerinë në gjysmën e saj, ndërsa Osimhen shënoi me kokë në minutën e 47-të. Goli i fundit I sfidës ndëkrohë erdhi në minutën e 57-të: ku Osimhen nisi një kundërsulm dhe Adams, me një gjuajtje me të majtën, shënoi golin e dytë. Rezultati mbeti i pandryshuar, pasi Nigeria kontrolloi topin me qetësi dhe si pasojë, u kualifikua më tej. Ndërkohë që në gjysmëfinale tani do të luajnë: Senegal-Egjipt dhe Nigeri-Marok, të mërkurën në orën 18:00 dhe 21:00.
