E ardhmja e Mario Mitajt shfaqet larg Al Itihad, ndërsa është konfirmuar se klube nga Premier Ligë dhe Spanja janë ofruar për ta transferuar. Pas ndeshjes me Neom SC më 31 dhjetor ku ishte i pezulluar për shkak kartonësh, mbrojtësi i Kombëtares nuk u preferua as në pankinë për dy sfidat e fundit të klubit arab.

Për këtë janë shtuar zërat që e largojnë nga ekipi aktual. Vetë drejtori sportiv i Al Itihad dha së fundmi detaje të reja duke zbuluar se ka oferta nga Anglia dhe Spanja.

“Kemi oferta për Mario Mitajn në këtë merkato. Vijnë nga Spanja dhe nga Premier Ligë”, u shpreh Ramon Planes duke trazuar rrjetin së fundmi.

Drejtori sportiv i Al Itihad ishte iniciator, që Mitaj të transferohej në Arabi. Tashmë mbrojtësi shfaqet larg kampionëve të vendit, për këtë edhe po studiohen alternativat e duhura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb