Ndryshime janë bërë në nivel drejtuesish në Policinë e Shtetit.

Gazetarja Xhensila Kodra raporton se Vilson Bala emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Islor Islami caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Afrim Tafa caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Drejtorit të DVP Elbasan, Drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb