Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike me rend dite shqyrtimin e kërkesës për pajisjen me fletë për mbledhjen e nënshkrimeve për zhvillimin e referendumit për barazinë gjinore.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se pas miratimit të fletës tip do të nisë një periudhë 60 ditore për mbledhjen e 50 mijë firmave, të cilat do t’i nënshtrohen më pas edhe një procesi verifikimi.

“Më 22 dhjetor të vitit të kaluar një grup nismëtarësh depozituan pranë KQZ kërkesën për pajisjen me një fletë për mbledhjen e firmave për sa i përket kërkesës për një referendumi popullor, përmes të cilit kërkojnë shfuqizimin e ligjit për barazinë gjinore. Ligji për barazinë gjinore u miratua më 6 nëntor 2025 me 77 votat e mazhorancës socialiste, ndërsa opozita e kundërshtoi dhe nuk mori pjesë në votim. Sot KQZ në mbledhjen e e thirrur nga Celibashi do të diskutojë dhe pritet të miratojë dhe ofrimin, dhënien e grupit nismëtar të flletës tip me të cilën më pas do të dalin dhe do t’i drejtohen qytetarëve për të mbledhur 50 mijë firma që sipas ligjit duhet të jenë pjesë e regjistrit të zgjedhësve. Grupi nismëtar ka në dispozicion 60 ditë për mbledhjen e tyre dhe më pas do t’i drejtohen KQZ-së duke i depozituar. Procedura saktëson më vonë se duhet një kontroll të firmave”, raportoi Gjençaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb