Nëna e 3 fëmijëve të mitur, të cilët u gjetën dje të mbyllur në banesën e tyre në Durrës të vetëm dhe të uritur, ka treguar detaje nga jeta e saj.
Ajo tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ në News24 të moderatores dhe autores, Evis Ahmeti, se kishte pasur një çështje gjyqësore të hapur në Shqipëri pasi kishte pasur një martesë për letra, në këmbim të përfitimit financiar për fëmijën e saj, pasi ai vuan nga epilepsia.
“Unë shkëputesha herë pas here dhe ikja nga Italia në Shqipëri, pasi kisha një çështje gjyqësore të hapur këtu. Kisha bërë një martesë për letra, që personi të merrte mbiemrin tim, në këmbim të lekëve, për të kuruar djalin, dhe për t’i bërë rezonancën.”, tha ajo.
Gruaja në fund të emisionit bëri një apel, tha se nuk do të hiqte dorë nga fëmijët e saj.
“Është e drejta e tij që të kërkojë kujdestarinë. Ai duhej të kujdesej më herët për fëmijët. Unë nuk i lë kurrë fëmijët e mi, do luftoj për ta me mish e shpirt. Nuk e ka gjetur kurrë shtëpinë ashtu Shërbimi Social”, tha ajo.
