Eraldo Çinari nuk ka vonuar shumë që të gjejë golin e parë për vitin 2026, teksa ka shënuar në fitoren 2-0 të ekipit të Al Xhabalain në kategorinë e dytë në Arabinë Saudite.

Në ndeshjen në transfertë ndaj Al Arabi, skuadra e sulmuesit shqiptar kaloi në avantazh në minutën e 56 të takimit pikërisht falë aftësisë në zonë të Çinarit i cili u tregua i aftë të mposhte portierin pas një depërtimi në krahun e djathtë.

SHIH VIDEON

Ky ishte goli i katërt i këtij sezoni për Çinarin, i cili po ndihmon skuadrën e tij që të mbetet në garë në zonën play-off për ngjitjen në elitën e futbollit në Arabinë Saudite.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb