Shërbimi social pranë bashkisë së Durrësit ka vendosur të mos ja heqë kujdestarinë nënës së 3 fëmijëve të mitur e cila ditën e djeshme u akuzua nga ish-vjehrra e saj, për braktisje të fëmijëve  dhe papërgjegjshmëri.

Por, Shërbimi social, pas mbledhjes së grupit Teknik i mbledhur për rastin në fjalë, mori disa masa, ku më emergjente ishin ushqimet dhe veshmbathjet, medikamentet e nevojshme për trajtimin e fëmijëve në spital.

Ndërsa dezinfektimin e banesës e kanë marrë përsipër dy shoqata aktiviste.

“Krijimi i kushteve higjieno-sanitare.”Dezinfektim”nga Nisma Arsis, pagesa dhe mbulimi me medikamente nga Arsis, masa e Mbikqyrjes së Specializuar në familje, kurse prindërimi nga “Nisma Arsis”, këshillim psikologjik për nënën dhe fëmijët nga “Nisma Arsis.”

Ofrimi i veshmbathjeve për të tre fëmijët nga “World Vision”, pako ushqimore dhe higjieno-sanitare nga “Nisma Arsis”, orientimi i nënës për transferimin në gjendjen civile në qytetin e Durrësit me qëllim përfitimin e shërbimeve të tilla si aplikim për fondin e veçantë, strehim social ose bonus qiraje”, thuhet në njoftimin zyrtar.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb