Parlamenti Evropian u ka ndaluar të gjithë diplomatëve dhe përfaqësuesve iranianë hyrjen në ambientet e tij.
Presidentja e PE, Roberta Metsola, në një postim në rrjetin social Twiter, shkruan se “nuk mund të vazhdojmë sikur nuk ka ndodhur asgjë”.
“Ndërsa populli i guximshëm iranian vazhdon të mbrojë të drejtat dhe lirinë e tij, sot kam marrë vendimin për të ndaluar hyrjen e të gjithë stafit diplomatik dhe çdo përfaqësuesi tjetër të Republikës Islamike të Iranit në të gjitha ambientet e Parlamentit Evropian”, shkroi ajo në X.
“Ky kuvend nuk do të ndihmojë në legjitimimin e një regjimi që e ka mbajtur veten përmes torturës, shtypjes dhe vrasjeve”, thuhet në mesazhin e presidentes së Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.
