Ish-kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, i ftuar në studion e  News24, u shpreh se për çështjet e nxehta të korrupsionit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve publikë, do të duhet vite të përfundojë hetimi.

Balla tha se kjo lidhet me volumin e dosjes ku përfshihen tenderat, dosjet pa fund të cilat do të kërkojnë vite hetim derisa të caktohen personat përgjegjës.

Alfred Balla: Të gjitha dosjet që përmenden në media, kanë rëndësinë e tyre dhe një volum të jashtëzakonshëm, sidomos cështjet që kanë të bëjnë me korrupsionin, tenderat, dosjet pa fund dhe kërkojnë vite hetim derisa të caktohen personat përgjegjës.

BKH është në vitin e pestë dhe ajo në përqindjen më të madhe, dhe 80-90 % e cështjeve të prokurorëve kanë hequr dorë. 21 janari, çështje që duhet të zbardhet dhe duhet t’i shkohet deri në fund.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb