Analisti Poli Hoxha, gjatë bisedës në “Studio 24”, u shpreh se kanë qenë disa momente sot gjatë një aktiviteti të qeverisë ku merrnin pjesë dhe diplomatë të huaj, ku Rama dhe Balluku tentuan të fusin në kurth zyrtaren e lartë të ambasadës amerikane VanHorn.

Hoxha tha se, ulja ngjitur me Ballukun ishte kurth, por në fund, zv/kryeministres ia kthyen krahët Ballukut duke u larguar pa e takuar.

“Kanë qenë disa momente sot ku së pari Rama kërcënoi sot SHBA, kur përmendi Kinën që sipas tij na quan “pikë mjalti”. Detaj tjetër është kur e provokoi, duke e ulur pranë Ballukut. Në fund të takimit, ambasadorja britanike nuk u takua me Ballukun, njësoj si ambasadorja Yuri Kim që ja bëri ish-ministrit Ilir Beqaj”, tha analisti Poli Hoxha.

Poli Hoxha: Rama kërcënoi sot SHBA, kur përmendi sot Kinën. Detaj tjetër është kur e provokoi, duke e ulur pranë Ballukut.

Edhe në fund të takimit, ambasadorja britanike nuk u takua me Ballukun, njësoj si ambasadorja Yuri Kim që ja bëri ish-ministrit Ilir Beqaj.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb