SPAK ka sekuestruar dhe konfiskuar rreth 300 mln euro, pasuri të ish-zyrtarëve të lartë si presidenti i PL, Ilir Meta, ish-zv/kryeministri në arrati Arben Ahmetaj, ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe kryebashkiaku i Tiranës që ndodhet në qeli, Erion Veliaj.
Gazetarja e Neës24, Klodiana Lala, tha se për cdo procedim, SPAK ka nisur dhe hetimet pasurore për këta persona.
“300 mln euo të sekuestruara dhe konfiskuara në radhët e zyrtarëve të lartë, Meta, Beqaj, Koka, Ahmetaj, të anëtarëve të grupeve kriminale e krerëve të tyre. Krahas procedimeve ka nisur dhe hetimi pasuror”, u shpreh Lala.
