Forcat ruse kanë ndërmarrë një sulm masiv ajror ndaj Ukrainës gjatë natës, duke lëshuar gati 300 dronë dhe dhjetëra raketa të llojeve të ndryshme, bëri të ditur ushtria e Kievit, duke cituar mediat lokale.
Sipas deklaratës zyrtare, sulmi ndodhi natën e 13 janarit dhe përfshiu 18 raketa balistike Iskander-M, raketa kundërajrore të telekomanduara S-300, si dhe shtatë raketa lundruese Iskander-K. Autoritetet ukrainase thanë se shumica e dronëve u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore.
Në total, forcat ruse përdorën 293 dronë të tipeve Shahed, Gerbera dhe modele të tjera, duke e cilësuar këtë një nga sulmet ajrore më të mëdha të javëve të fundit.
Ushtria ukrainase po vlerëson dëmet e shkaktuara në infrastrukturë dhe zonat e banuara, ndërsa priten përditësime të tjera lidhur me pasojat e sulmit. Autoritetet kanë theksuar se sistemet e mbrojtjes ajrore mbeten në gatishmëri të lartë përballë sulmeve të vazhdueshme.
