Senatori demokrat i SHBA, Cris Murphy ka ngritur shqetësimin për situatën mes SHBA dhe Groenlandës, pas deklaratave të Trump.
Ai ka nënvizuar se kërcënimi i Trump për ta aneksuar Groenlandën tregon një krizë ekzistenciale për NATO-n.
“Do të ishte fundi i NATO-s apo jo? NATO do të kishte një detyrim për mbrojtur Groenlandën”, tha ai.
Gjithashtu theksoi se kjo qartësisht tregon se “ne do të ishim në luftë me Evropën, me Anglinë e Francën”.
Ndërkohë, Murphy e akuzoi Trumpin se po përpiqet të shpërqendrojë popullin amerikan për shkak të Groenlandës dhe veprimeve të tjera, përfshirë kapjen e presidentit venezuelian, Nicolás Maduro, një premtim se kompanitë amerikane do të kontrollonin naftën e Venezuelës dhe ndërtimin e një salle vallëzimi në Shtëpinë e Bardhë.
