Eksperti i taksimit Edvin Stefani, i ftuar në emisionin “Koha për t’u Zgjuar” në News24, shpjegoi procesin e vetëdeklarimit për individët dhe përfitimet në rimbursimin e tatimit që nis nga ky vit. Për kategoritë që e kanë vetëdeklarimin të detyrueshëm, individët me pagë mbi 1 milion lekë bruto në muaj, kanë mundësi të përfitojnë nga 13% rimbursim për secilin fëmijë, për masën 48 mijë lekë.

Një tjetër kategori që përfiton rimbursim nga 13% për shpenzime deri në 1 milion lekë, është ajo e prindërve që kanë pagë mujore deri në 1 milion lekë bruto. Kusht është dokumentimi i të gjitha shpenzimeve nëpërmjet faturave.

Nga përfitimi i rimbursimit përjashtohen të gjithë personat me pagë deri në 50 mijë lekë bruto dhe të vetëpunësuarit në biznese të vogla, pasi nuk i nënshtrohen tatimit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb