Prokuroria e Durrësit, e cila ka nisur hetimet prej disa ditësh për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve në qarkun Durrës ku u shkaktua një viktimë dhe dhjetra milionë euro dëme materiale sekuestroi të hënën dokumentet që lidhen me ndërtimin e hidrovorit të ri në Port Romano me vlerë 19 milionë euro.

Sipas grupit të hetimit është bërë sekuestrimi i dokumenti “Hartim i studimit të projektit për rehabilimin e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romanos-Kenët dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit në kuadër të procesimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”.
Gjithashtu është marrë pranë Bashkisë së Durrësit e gjithë procedura tenderuese për hidrovorin, e po ashtu dokumentet e zbatimit të projektit.
Sipas burimeve të Prokurorisë, ka dyshime se hidrovori nuk ka funksionuar e për pasojë janë shkaktuar edhe përmbytjet.

Tenderi për ndërtimin e hidrovorit të Porto Romanos u fitua nga kompanitë Vëllezërit Hysa, 2T dhe Adriatik.

Kompania Adriatik zotërohet nga babai i Spartak Kovacit i cili ka qenë drejtor i Ujësjellës Kanalizimeve ne Durrës dhe ka dyshime se tendering për hidrovorin mund të jetë paracaktuar.

Situate me përmbytjet në Durrës vijon të jetë shqetësuese. Punonjësi I ndërmarrjes së komunales Plaz Astrit Hysenaj humbi jetën, ndërsa 1500 shtëpi e mijëra hektarë tokë mbeten nën pushtetin e ujit.

Prokuroria po heton për akuzat e shpërdorimit të detyrës, përmbytjes së pronës me përmbytje dhe përmbytjes së pronës nga pakujdesia.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb