Avokati i Ergys Agasit, Maks Haxhia ka deklaruar se klienti i tij nuk ka asnjë lidhje me tenderat e AKSHI.

Ai ka zbuluar edhe arsyen pse Agasi nuk paraqitet në organet e drejtësisë, në një kohë që ndaj tij është lëshuar një urdhër arrest.

“Akuza absurde. Një person që nuk është i veshur me pushtet akuzohet për veprimtari si shkelje e barazisë në tendera apo heqje e lirisë së një personi për mos pjesëmarrje në tendera. Agasi nuk ka asnjë lidhje me tenderat e AKSHI. Agasi i ka mbaruar punët e tij, por vetëm një njeri që do që t’ia hedhin çelësat në det mund të paraqitet në organet e drejtësisë.

Në kushtet që nuk ka asnjë provë e material për provat që i ngrihen, vetëm nëse do të jetë i çmendur duhet të vijë të paraqitet. Komunikime me të nuk kam, pasi kontakte deri tani e kam më familjarët e tij”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb