Në prag të nisjes së sesionit të ri parlamentar, Zëvendës Shefja e Misionit në detyrë e Ambasadës amerikane Kathryn Hammond, ka zhvilluar takime me krerët e dy grupeve parlamentare kryesore.
Në orën 12:00 diplomatja amerikane është takuar në Kryesinë e Kuvendit me kreun e grupit të PS Taulant Balla.
Më pas rreth orës 14:00 Zëvendës Shefja e Misionit u takua me kryetarin e grupit të Partisë Demokratike Gazment Bardhi.
Këto takime zhvillohen teksa mbeten pak ditë nga nisja zyrtarisht e punimeve të Parlamentit të Shqipërisë.
Klima politike është tejet e tensionuar, si pasojë e mungesës së mbledhjes së Këshillit të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, që duhet të shqyrtojë kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për arrestimin e Zv/kryeministres Belinda Balluku.
