Pas arratisjes së të paraburgosurit Altin Ndoci nga spitali i Durrësit, edhe Policia e Tiranës ka intensifikuar masat e sigurisë, duke ngritur postblloqe në disa akse rrugore, kryesisht në hyrje-dalje të kryeqytetit.
Raportohet se kontrollet po zhvillohen në pikat strategjike që lidhin Tiranën me Durrësin dhe qytete të tjera, në kuadër të një operacioni të zgjeruar për kapjen e personit në kërkim
Në fokus të veçantë janë automjetet që përputhen me përshkrimet e dyshuara të përdorura gjatë arratisjes.
