Julian Ahmataj ka ndarë rrugët me Shqipërinë U19. Trajneri i njohur bëri të ditur lajmin, pasi mori këtë vendim.

“Faleminderit President Armand Duka. Faleminderit FSHF. Ju falënderoj për mundësinë që më dhatë që këto dy vite të drejtoj ekipin kombëtar U-19.

Të punoja në një ambient, që falë jush ka ngritur standarde europiane dhe me njerëz të mrekullueshëm që i përshtaten plotësisht këtij ambienti europian. Faleminderit të gjithë bashkëpunëtorëve të mi, suksese të gjithë stafeve në garat që do vijnë.

Suksese të gjithë lojtarëve shqiptarë kudo që ndodhen, karriera juaj të jetë gjithmonë në rritje. Suksese ekipit tonë kombëtar, dhe stafit te tij, që në mars do të na e bëjë ëndrrën “Botëror” realitet”, shkruan Ahmataj.

Ahmataj udhëhoqi kombëtaren që nga 29 marsi i vitit 2024.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb