Analisti Mentor Kikia, gjatë një interviste në studion e News24, deklaroi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese më 22 janar, është mjaft i rëndësishëm pasi do të zgjidhë përfundimisht ngërçin mes pushtetit gjyqësor dhe atij ekzekutiv.

Kikia tha se vendimi politik i PS është marrë dhe nuk ka lënë asnjë nënkuptim në lidhje me mandatin e Belinda Ballukut.

“Çështja e GJK e ndan këtë histori, dhe pavarësisht si është vendimi, parlamenti duhet ta vazhdojë agjendën me cështjen e imunitetit. Por sic e thashë, unë mendoj që vendimi nga PS është marrë dhe imuniteti nuk do të hiqet, edhe pse është tjetër gjë funksioni administrativ I ministrit dhe mandati i deputetit”, tha Kikia.

Ai theksoi se politika duhet të ketë përgjegjësi morale duke dhënë dorëheqjen në rastet kur ndodhen para drejtësisë, dhe këtu nuk përjashtohet as kryeministri.

“Çështja e imunitetit më shumë se e lidhur personalisht me emrin e një zyrtari, është cështje e moralit të politikës. Politika ka qenë e zellshme për të ekspozuar dëshirën e saj që në këtë vend askush mos të ketë mburojën që të jep mandati I deputetit dhe asnjëherë nuk kanë shkuar tek vendimi për ta zhbërë mbrojtjen që të jep mandati.

Do të ishte e arsyeshme që në një vend me nivel të lartë të korrupsiont, politika të bënte gjënë e parë për të dëshmuar vullnetin për luftën kundër korrupsionit. Të hiqte xhaketën e imunitetit për të qenë të lirë para akuzës”, tha analisti Mentor Kikia.

Mentor Kikia: Vendimi politik i PS është marrë dhe nuk ka lënë asnjë nënkuptim në lidhje me mandatin e Belinda Ballukut. Pra, për të mos e hequr mandatin e Ballukut.

Historia e pritjes së vendimit nga Kushtetuesja është një përpjekje për të patur një justifikim  apo argument më shumë, nuk dimë akoma cili do të jetë ky vendim.

Edhe pse dy cështjet janë të ndara, vendimi i Kushtetueses ka vlerën e një ligji pasi ndan sot e në të ardhmen, atë që nëse pushteti gjyqësor ka të drejtë të ndërhyjë për të shkarkuar apo pezulluarnjë ministër.

Pra cështja e GJK ndan këtë histori, dhe pavarësisht si është vendimi, parlamenti duhet ta vazhdojë agjendën me cështjen e imunitetit. Por sic e thashë, unë mendoj që vendimi nga PS është marrë dhe imuniteti nuk do të hiqet, edhe pse është tjetër gjë funksioni administrativ i ministrit dhe mandati i deputetit.

Çështja e imunitetit më shumë se e lidhur personalisht me emrin e një zyrtari, është cështje e moralit të politikës. Politika ka qenë e zellshme për të ekspozuar dëshirën e saj që në këtë vend askush mos të ketë mburojën që të jep mandati I deputetit dhe asnjëherë nuk kanë shkuar tek vendimi për ta zhbërë mbrojtjen që të jep mandati.

Do të ishte e arsyeshme që në një vend me nivel të lartë të korrupsiont, politika të bënte gjënë e parë për të dëshmuar vullnetin për luftën kundër korrupsionit. Të hiqte xhaketën e imunitetit për të qenë të lirë para akuzës.

Në mungesë të këtij vullneti, ka qenë ana tjetër, mbrojtja përmes sulmit duke demonstruar vullnetin tjetër që jo thjesht mburojën që të garanton imuniteti por duke abuzuar me fuqinë që të jep pushteti, e kanë demonstruar në të gjitha qasjet e veta kur është provuar që i ceken interesat.

 

 

 

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb