Në ditën kur Policia e Shtetit shënonte 113-vjetorin e krijimit të saj, Altin Ndoci u arratis nga spitali rajonal i Durrësit, ku ndodhej për një vizitë mjekësore.
Këshilltari për çështjet e sigurisë në Partinë Demokratike, Xhemal Gjunkshi, e ka cilësuar ngjarjen si dëshmi të qartë të dështimit të sistemit të sigurisë, duke theksuar se në ditën e propagandës, sipas tij, “bie maska e sigurisë”.
Sipas Gjunkshit, arratisja e një personi me precedentë kaq të rëndë kriminalë, pikërisht në një ditë simbolike për rendin dhe ligjin, tregon dobësi të thella në menaxhimin e sigurisë dhe mungesë përgjegjshmërie institucionale.
