Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta deri mesatare kalimtare, kryesisht në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, përgjatë zonave luginore pritet prezencë e mjegullës së dendur, si dhe ngrica të forta në akset rrugore, si pasojë e temperaturave në vlera negative.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në lugina era do të arrijë shpejtësi deri në 7 m/sek, duke sjellë dallgëzim në detet me forcë 1-2 ballë.
