Të paktën 350 qytetarë, përfshirë gra, fëmijë dhe studentë, janë arrestuar nga forcat e sigurisë gjatë protestave të vazhdueshme mbarëkombëtare në qytetet iraniane Zahidan, Chabahar dhe Iranshahr.
Organizata e të drejtave të njeriut HRANA që vepron në Iran publikoi informacion në lidhje me këtë.
Sipas raportit, 320 persona u arrestuan në Zahidan dhe 230 në Chabahar dhe Iranshahr: “Këto arrestime u kryen në një mënyrë masive dhe të dhunshme, dhe njerëzit pësuan lëndime trupore.”
Duhet theksuar se më parë, forcat iraniane të sigurisë njoftuan se 297 persona ishin arrestuar gjatë protestave.
