Rruga kombëtare Herbel–Peshkopi, pjesë e Rrugës së Arbrit gjatë natës ka pësuar rrëshqitje të skarpatës. Për pasojë, një korsi e rrugës është bllokuar nga dherat dhe inertet që kanë rënë në asfalt. Pavarësisht se për këtë segment rrugor janë shpenzuar 10 milionë euro, rrëshqitjet nga skarpatet përsëriten sa herë ka reshje shiu, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, si në drejtim të Tiranës, ashtu edhe nga Tirana drejt Peshkopisë.

Projekti është financuar nga ARRSH-ja dhe është zbatuar nga “Gjoka konstruksion” me nënkontraktor “Selami” sh.p.k, me pronar dhe administrator Musa Selamin, ndërsa nuk është vendosur asnjë tabelë paralajmëruese që sinjalizojnë rrezikun në rrugë, gjë që rrit mundësinë për aksidente.

Segmenti rrugor Herbel-Peshkopi është pjesë e rrugës kombëtare Peshkopi– Tirane, aksi kryesor që bën të mundur lidhjen e qytetit te Peshkopisë me Tiranën dhe qytetet e tjera. Gjithashtu ky segment është një pikë kyçe e lidhjes me Maqedoninë e Veriut nëpërmjet doganës së Bllatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb