Një 45-vjeçar ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm teksa ishte duke punuar tokën në zonën e Levanit, në Fier. Sipas informacioneve paraprake, ai është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore nga banorë të zonës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimet e urgjencës.
Ambulanca ka mbërritur në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, 45-vjeçari nuk ka mundur të mbahet në jetë. Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.
Autoritetet po vijojnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.
